Rama: Kutite do te hapen

22/05/2010 13:30

Kryetari i Partise Socialiste shprehu sot besimin se zgjidhja e krizes nuk do te vonoje, duke theksuar se kutite do te hapen, ndersa metodologjia mbetet ende per t’u percaktuar. Rama nuk perjashtoi, qe gjate dy javeve te dhena nga nderkombetaret per reflektim, te kete nje takim me kryeministrin Berisha.

Ne nje takim me gazetaret pas kthimit nga Strasburgu ku ne mbremjen e 20 majit u zhvillua darka e famshme me nderkombetaret ne restorantin ‘Crocodile’, Rama theksoi se tashme eshte e qarte se te gjithe Ruzhdiet e Shqiperise nuk do te mbeten me ne erresiren e kutive te mbyllura.

“Ka nje diskutim ende per te percaktuar ceshtjen e fleteve te votimit, per te cilat ka debat dhe palet jane ende larg, por ne jemi te hapur per te gjetur nje zgjidhje edhe ne kete pike”, u shpreh Rama.

Kryesocialisti njoftoi se gjate javes se ardhshme do te kete zhvillime intensive politike, pasi priten ne Tirane te derguarit nderkombetare, per te cilet me pare u fol se do te diskutojne me ekspertet ligjore te te dy paleve.

Rama theksoi se palet nuk duhet te luajne ne kushtet kur eshte vendosur nje afat qe ka nje kuptim ultimativ per t’i dhene zgjidhje perfundimtare kesaj krize qe thellohet perdite.

“Sot jemi ne piken me kulmore te perpjekjes sone te veshtire, jemi ne nje stacion shume te rendesishem te rruges sone te mundimshme ne nje moment kur i kemi te gjitha arsyet te besojme se e gjithe kjo perpjekje dhe e gjitha kjo rruge ia ka vlejtur si nje deshmi shume e rendesishme per te arritur ne nje rezultat konkret”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA