Ligj “i fshehte” per borxhin

22/05/2010 15:30

Dy jave me pare, ne daten 6 maj kuvendi ktheu ne ligj nje propozim te qeverise qe kaloi ne menyre te fshehte ne komisionin e ekonomise, i cili ndryshon kushtet e marreveshjes se borxhit qe qeveria po tenton te marre ne tregun nderkombetar permes eurobondeve.

“Ligji qe ka kaluar ne parlament rrit interesin e eurobondeve tavanin e siperm nga 7.5 ne 8.5 qe do te thote se kostoja e borxhit qe duhet te paguajne qytetaret shqiptaret ne 5 vitet qe vijne rritet me 18 perqind, brenda tre javesh”, u shpreh Brace.

Por rritja e interesave te borxhit qe ben ligji i propozuar nga qeveria nuk eshte rreziku i vetem. Vete ligji shoqerohet nga nje leter sekrete qe dy bankat e huaja te mandatuara per emetimin e eurobondit i dergojne qeverise shqiptare. Top Channel zoteron letren ne te cilen dy bankat paralajmerojne qeverine per rreziqe te rritura financiare deri ne ekstrem.

“Duke nisur nga ndryshimi pa paralajmerim i termave te cmimit tregues qe do te thote qe interesi do te vije duke u rritur, deri te mundesia qe te kete pak ose aspak treg dytesor per nje transaksion te tille”, theksoi Brace.

I gjithe ndryshimi i kushteve te borxhit u be ne fshehtesi te plote, aq sa letra e dy bankave, sipas Braces, nuk u eshte vene ne dispozcion as deputeteve te kuvendit. Madje edhe ligji eshte botuar ne kopje te rezervuara, edhe pse behet fjale per 400 milione euro borxh.

Megjithate, edhe pse kane kaluar me shume se dy jave nga miratimi i ligjit, qeveria ende nuk po del dot ne treg. Sinjal ky qe  parlajmeron se interesi mund te rritet edhe mbi normen 8.5 per qind ose ne rastin me ekstrem, eurobodni mund te deshtoje. Kjo situate ngre tashme pikepyetje serioze mbi qendrueshmerine e financave te qeverise, dhe mbajtjen nen kontroll te borxhit publik.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta