Irak, gjakderdhje ne Bagdad

22/05/2010 13:00

Persona te armatosur kane vrare 14 persona ne nje vjedhje ne nje dyqan bizhuterish ne kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Rreth 10 grabites sulmuan nje zinxhir dyqanesh me bizhuteri ari ne lagjen Baja, ne jug-perendim te qytetit, bejne te ditur autoritetet lokale.

Nderkohe, agjencia e lajmeve “AFP”, duke iu referuar nje zyrtari prane forcave irakene te sigurise, njofton se grabitesit hodhen granata ne dyqanet qe grabiten.

Sipas burimeve, shumica e viktimave ishin arpunues dhe pronare dyqani. “Une degjova nje shperthim dhe pastaj pash kater trupa te pajete ne toke, ne afersi te dyqaneve”, ka deklaruar nje deshmitar per agjencine e lajmeve “Reuters”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA