
Deputeti i Partise Socialiste, Taulant Balla, deklaroi dje se “tryeza e mbajtur ne Strasburg ishte nje hap i madh perpara drejt garantimit te nje transparence te plote te procesit zgjedhor te 28 qershorit”.
Ne vleresimin e tij, kjo mund te cilesohet tryeza ku gjithe faktoret politike me te larte perfaqesues te botes demokratike se bashku deshmojne angazhimin e partnereve te Shqiperise, per gjetjen e nje zgjidhjeje sa me te shpejte per krizen e thelle politike dhe institucionale.
Balla, si nje nder deputetet qe bente pjese ne delegacionin e Partise Socialiste ne Strasburg, u shpreh se “tryeza nuk eshte mbyllur, ndersa zgjidhja eshte shume afer”.
Ai konstatoi se palet duhet te marrin pergjegjesite per te mos djegur afatin ultimativ dyjavor te percaktuar nga ky takim.
“Ajo qe duket tashme me se e qarte eshte fakti se kutite e dokumentacionit zgjedhor do te hapen, duke nxjerre keshtu ne driten e diellit te gjitha Ruzhdiet e Shqiperise. Kjo eshte e pandryshueshme tashme. Ndersa palet jane ende ne kerkim te nje qasjeje per fletet e votimit”, nenvizoi Balla.
Top Channel