Pa u ftohur mire stoli i trajnerit, pas shkarkimit te menjehershem te Martinit pak ore pas humbjes me Teuten (0-2), Vllaznia ka hapur tenderin per trajner.
Ne qarkullim jane hedhur emra kandidatesh, teknike te njohur ne kampionatin tone, si Medin Zhega, Agim Canaj, Esad Karishik, apo edhe Armando Cungu. Vete klubi nuk ka preferuar te konfirmoje asgje, por gjithsesi tre te paret shihen si pretendentet per te drejtuar Vllaznine e sezonit te ardhshem.
Zhega, nje shkodran i lindur, ish-lojtar i Vllaznise, perveç drejtimit te disa skuadrave te moshave te reja, brenda dhe jashte vendit, ka ne CV edhe nje eksperience ne drejtimin e Kombetares se Shqiperise. Kjo nuk do te ishte hera e pare qe ai drejton Vllaznine, pasi e ka bere nje gje te tille me pare ne 2003-shin, edhe pse per nje kohe te shkurter. Per momentin po shijon pushimet, pas perfundimit te mandatit 4-vjeçar si anetar i Komitetit Ekzekutiv. Por eshte nje kandidature e lakmuar, pasi per te mesohet se interesohet dhe Flamurtari. Po ashtu duket se ka marre nje oferte joshese nga Rumania. Gjithsesi tekniku i njohur duket me i joshur nga fakti se mund te drejtoje skuadren e vendlindjes se tij, e cila e lançoi ne futbollin shqiptar si nje sulmues i spikatur. Nje fakt qe e ben me pak te besueshem ka te beje me ate qe emri i tij ka qarkulluar shpeshhere per stolin e Vllaznise, por eshte realizuar.
Emri tjeter eshte ai i Agim Canajt, trajnerit aktual te Gramozit, i cili nuk eshte i panjohur per Vllaznine, te cilen e ka drejtuar ne 2008-2009 (u largua mes shume polemikash ne shkurt te 2009-s, pas humbjes me 0-4 ndaj Teutes, ku u fol madje edhe per nje komplot te lojtareve). Megjithate ai mbetet i pelqyer nga drejtuesit shkodrane per punen e palodhur dhe korrektesine ne kryerjen e saj. Vllaznia, nen drejtimin e tij, luftonte per titull kampion, duke rivalizuar hap pas hapi Tiranen. Emer tjeter impresionues per pankinen kuqeblu eshte edhe Esad Karishik, i njohur ne futbollin shqiptar si trajneri i Apolonise deri ne fundin e fazes se pare te kampionatit, kur rivalizonte Dinamon e Besen per kreun e tabeles, por pas largimit te tij, tashme skuadra fierake vajton renien ne Kategorine e Pare. Trajneri serb u perfol edhe para emerimit te Martinit dhe tashme konsiderohet si nje kandidature potenciale. Humbja me Teuten te merkuren nuk eshte pertypur nga drejtuesit e klubit shkodran, te cilet pasi kane shkarkuar stafin teknik, dje kane perjashtuar edhe portierin Olti Bishani. Por furtuna nuk mbaron me kaq, pasi ne ditet e ardhshme priten te tjera perjashtime. Ndersa per shkak te paraqitjes shume te dobet dhe zhgenjyese te te gjithe ekipit ne ndeshjen me Teuten, klubi ka vendosur gjobitjen e te gjithe futbollisteve dhe stafit drejtues me nga nje rroge mujore.
Top Channel