Viktimat e komunizmit, mberrin antropologu ekspert

21/05/2010 15:40

Nje nder antropologet me te mire ne bote, profesor Ali Chadly ka mberritur ne Shqiperi per ceshtjen e identifikimit te eshtrave te zbuluara kater muaj me pare ne rrethinat e Tiranes.

I thirrur per ndihme nga koleget e tij antropologe per ceshtjen e eshtrave te Linzes, kreu i Shkencave Ligjore ne Akademine Mesdhetare profesor Ali Chadly, pasi perfundoi nje leksion akademik me ekspertet e mjekesise ligjore, kaloi ne seksionin e morgut per te verifikuar skeletet e gjetura ne shkurt te ketij viti. Edhe pse prej muajsh tre antropologet e caktuar per kete ceshtje kane arritur te seleksionojne e te rindertojne skeletet, dy ishin enigmat per te cilat ata kerkuan antropologun e shume njohur. Per te percaktuar nje kohe te sakte se kur ka ndodhur pushkatimi dhe ciles gjini i perket njeri nga skeletet.

I pyetur nga Top Channel profesori u shpreh se nga ekzaminimet e deritanishme kockat jane shume te vjetra.

“Disa prej ketyre skeleteve  nga cfare pashe kane tipare te kockave mashkullore pra u perkasin personave te gjinise mashkullore, por njera prej tyre duket ambiguide”, thote Chadly. Nderkohe per skeletin e dyshimte ai tha: “Ky rast duhet te pare, nuk mund te dilet shkencerisht ne nje perfundim per kete skelet ambuguit, nuk mund te jepet nje konkluzon per gjinine e ketij skeleti . Gjinia e ketij skeleti duhet ripare., sepse eshte e veshtire te besohet se nje skelet mund te kete ne te njejten kohe ne kocka, njeren ane femerore dhe tjetren mashkullore. Eshte e veshtire te besohet kjo gje. Ndoshta duhet marre ne konsiderate ngaterrimi i kockave ose dicka e tille”.

Aktualisht antropologet kane formuar 13 skelete, per te cilet eshte konkluduar se jane ekzekutuar me arme zjarri ne koke. Skeleteve u jane bere matjet dhe keto te dhena po krahasohen me informacionet qe kane depozituar ne morg familjare te shume te pushkatuarve ne kohen e komunizmit si dhe dokumentacionin e terhequr nga arkiva e Drejtorise se Burgjeve ne menyre qe te kryhet perfundimisht identifikimi i viktimave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA