Infermieret kane 3 vjet kohe afat per te permiresuar arsimimin e tyre nepermjet trajnimeve apo duke ndjekur edhe studime shtese qofshin keto ne universitete private apo shteterore.
Ministri i shendetesise Petrit Vasili dekalon se askush nuk mund te qendroje ne sistem nese nuk permbush kriteret e caktuara.
“Infermieret mund te zgjedhin alternativat e arsimimit sipas deshires. Asnje infermier nuk do te rrezikonte asgje duke i ndjekur keto kushte”, u shpreh Vasili.
Ne sistemin shendetsor pothuajse 50 % e infermiereve jane me kurse dyvjecare, kryesisht ata qe punojne neper spitalet e rretheve. Ndaj per te rritur cilesine e sherbimit kerkohet domosdoshmerisht rritje profesionale nepermjet arsimimit shtese. Sipas Vasilit do te kete tolerime per ata te cilet jane ne prag te moshes se pensionit te cilet e kane eksperienece pune dhe do t’u ofrohen trajnime brenda ambienteve te spitaleve.
Top Channel