Kreu i opozites Edi Rama, ne nje interviste telefonike per Top Channel, tha se zgjidhja e krizes eshte plotesisht e mundshme dhe ai shpreson se koha e lene ne dispozicion nga faktori nderkombetar do te prodhoje nje zgjidhje.
“Takimi i Strasburgut nuk ka dhene nje rezultat konkret dhe perfundimtar, por ne kendveshtrimin tone eshte bere nje progres i rendesishem. Ceshtja e transparences ne Shqiperi eshte shtruar ne nje tryeze te nivelit me te larte te mundshem, me perfshirjen e te gjithe aktoreve Bashkimit Evropian, Parlamentit Europian, qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, me angazhim konkret per zgjidhjen e krizes per te hapur rrugen e transparences”, u shpreh Rama.
Kreu socialist theksoi se nderprerja e greves erdhi ne kushtet kur sensibilizimi mbi kauzen e opozites arriti kulmin duke marre angazhimin e aktoreve dhe faktoreve te rendesishem.
Rama u shpreh entuziast per arritjen, qe para pak ditesh as nuk mund te parashikohej.
Kryetari i opozites theksoi ne interviste se dy javet qe jane lene nga nderkombetaret per reflektim, jane afati ultimativ per zgjidhjen.
“Neve na mjafton vetem nje minute per zgjidhjen, qe eshte plotesisht e mundshme dhe rruga plotesisht e qarte permes garantimit te transparences. Ceshtja e kutive te Ruzhdieve te Shqiperise, deri para pak ditesh ishte tabu, nderkohe qe sot eshte kthyer ne nje realitet te prekshem ne rrugen e zgjidhjes”, u shpreh Rama, duke shtuar se puna per realizimin e nje kompromisi lidhur me ceshtjen e fleteve te votimit do te vazhdoje.
Top Channel