Perfundon takimi i Strasburgut, asnje rezultat

21/05/2010 01:50

Takimi i Strasburgut nuk ka shenuar asnje kompromis qe do te ishte historik mes dy lidereve kryesore te politikes shqiptare, kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te opozites Edi Rama, ne nje kohe kur po behet gati nje vit qe nuk po i gjejne zgjidhje situates se krijuar.

Pas afro 5 ore bisedimesh ne restorantin “Crocodile” ne Strasburg, me ndermjetesine e nderkombetareve, mes te cileve edhe komisioneri per Zgjerimin Shtefan Fyle, palet kane dale pa asnje rezultat konkret nga takimi i shumepritur nga shqiptaret, me shpresen per arritjen e nje kompromisi qe do te zhbllokonte situaten e krijuar ne vend.

Si Berisha dhe Rama kane lene restorantin njeri pas tjetrit, duke dhene nje komunikim te shkurter per mediat e pranishme. Mesohet se Berisha do te kthehet ne atdhe gjate dites se sotme, ndersa Rama do te mberrije ne Tirane te shtunen.

Nderkohe komisioneri per Zgjerimin, Fyle ne nje prononcim te shkurter u shpreh se ka ende shume pune per t’u bere. Flitet per nje takim tjeter pas dy javesh,megjithate ne oret ne vijim do te zbulojme me saktesisht se per cilen date dhe ne cilin vend do te jete stacioni i radhes i lidereve te Shqiperise, te cilet te pakten kesaj radhe nuk arriten qe te binin dakord edhe ne tryezen e nje darke informale te organizuar nga nderkombetaret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA