Norvegji, evakuohet platforma e naftes
21/05/2010 13:50
Evakuohet pjeserisht nje platforme nafte norvegjeze ne Detin e Veriut. Masa eshte marre pas nje ndryshimi te papritur te presionit ne nje prej puseve te naftes.
Incidenti eshte konsideruar i rende si nga ndermarrja ashtu edhe nga autoritetet.
“Nuk ka pasur te lenduar dhe as deme ne platforme apo humbje te naftes ne pus”, ka shpjeguar zedhenesi i grupit norvegjes Statoil, kompania qe ka ne pronesi platformen, Gisle Johanson.
Top Channel