Partia shqiptare ne pushtet, BDI eshte ankuar diten e djeshme para delegacionit te KiE per mungesen e gatishmerise se qeverise per te respektuar Marreveshjen e Ohrit.

Deputeti Safet Neziri paraqiti para delegacionit pikat qe kerkon BDI, mes te cilave spikasin ceshtja e statusit te veteraneve te luftes dhe zbardhja e ceshtjes se Sopotit.

“Eshte shume e rendesishme te behet implementimi i Marreveshjes se Ohrit. Gjithashtu, amnistia per konfliktin e vitit 2001 eshte nje ceshtje e hapur qe nuk con ne qetesimin e marredhenieve nderetnike”, ka deklaruar Neziri.

Deklaratat e tij u degjuan nga perfaqesuesi i KiE, Horge Martines Riberio, i cili po qendron per nje vizite ne Maqedoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA