Kuvendi kalon dy kandidatura per Kushtetuesen

21/05/2010 01:35

Kuvendi i Shqiperise miratoi dy nga tre kandidaturat e propozuara nga Presidenti i Republikes per anetare te Gjykates Kushtetuese.

Deputetet e Partise Socialiste ne opozite bojkotuan edhe sot punimet e Kuvendit, ashtu sikurse kane deklaruar se do te bejne deri ne zgjidhjen e kauzes se tyre per transparencen e plote te zgjedhjeve te 28 qershorit.

Deputetet e mazhorances miratuan Altina Xhoxhajn dhe Bashkim Dedjen, ndersa rrezuan propozimin per Vangjel Kosten, duke rikthyer nje situate serish konfliktuale me Presidentin, ndonese jo ne te njejtat permasa si me rrezimin ne bllok te kandidaturave per Gjykaten e Larte dy vjet me pare.

Me 13 maj, Presidenti i Republikes i propozoi Kuvendit tre anetaret e rinj te Kushtetueses, pas nje procesi perzgjedhje, te nisur me 25 janar 2010, ne permbushje te detyrimit te tij kushtetues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA