Tregjet e Azise jane mbyllur ne renie per shkak te frikes se vazhdueshme se kriza e borxheve ne Europe mund te perhapet ne te gjithe boten.
Ne Japoni, indeksi i Nikkei ra me 246 pike ne 9.784.54. Gjate javes, indeksi ka humbur me shume se 6.5 perqind, duke regjistruar humbjen me te rende javore qe prej janarit te vitit 2009.
Tregjet ne Singapor, Taivan dhe Australi kane pesuar gjithashtu renie. Reniet vijne pas nje dite negative ne Wall Street, ku dega e Dow Jones ra me 376 pike, me e madhja qe prej shkurtit te vitit 2009.
“Ka pasiguri per shkak te perhapjes se krizes, e cila mund te sjelle ndaljen e shkembimeve financiare, pas trondites se “Lehman””, ka deklaruar Masaru Hamasaki, nje ish-strateg ne sektorin e menaxhimeve tek kompania “Toyota”.
Top Channel