Kasoulides: Optimist per zgjidhje

21/05/2010 11:30

Europarlamentari i larte Ioannis Kasoulides, eshte shprehur optimist pas takimit Berisha-Rama, se lideret shqiptare do te arrijne te gjejne nje zgjidhje te ngercit politik.

Ne nje interviste per seksionin shqip te BBC-se, Kasoulides theksoi fillimisht se takimi ishte nisme e dy grupeve me te medha ne Parlamentin Evropian, Partia Popullore Evropiane dhe grupeve Socialiste e Demokrate dhe Strasburgu ishte zgjedhur jo me kot si vend takimi, por per simboliken e tij si qyteti i pajtimit ne Europe. Europarlamentari konsideron se eshte bere perparim, cka e shtyn te ndjehet optimist se kur udheheqesit te takohen perseri, siç u vendos, brenda dy ose tre javesh, do te kete nje marreveshje.

Kasoulides nuk dha detaje mbi ate cfare eshte vene ne tryeze. Ai foli vetem per ide sesi mund te zgjidhen ceshtjet qe ngrihen per momentin ne Shqiperi ne nje menyre te kenaqshme qe sistemi parlamentar te punoje pa pengesa.

“Une mendoj se keshtu u veprua dhe mbreme”, tha ai, duke theksuar edhe nje here se eshte shume e rendesishme qe te dy lideret po e kerkojne nje zgjidhje, ndaj ajo mund te arrihet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA