Karaxhic, koloneli britanik deshmon ne proces
21/05/2010 13:30
Koloneli britanik Colm Doyle do te deshmoje sot ne gjykaten e Hages, ne procesin ndaj ish-liderit te serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic.
Doyle, aktualisht ne pension, ka qene drejtuesi i misionit mbikeqyres te BE-se ne Bosnje dhe i derguari i posacem i Lordit Carrington.
Duke qene ne kete pozicion, Doyle eshte takuar dhjetera here me Karaxhic, i cili perballet me 11 akuza, mes te cilave ato per genocid dhe krime kunder njerezimit.
Top Channel