Hooper: Serbia kerkon ndarjen e Kosoves
21/05/2010 14:45
Ish-diplomati amerikan James Hooper ka deklaruar se per here te pare pas nje periudhe te gjate kohore, Serbia deshiron nje marreveshje per ndarjen e Kosoves.
Sipas Hooper, ne te kaluaren kjo ceshtje ka qene e ngrire, pasi gjate procesit te negociatave te drejtuara nga Marti Ahtisari, Serbia ka dhene nje pergjigje negative per kete opsion.
“Tani Beogradi deshiron nje marreveshje per veriun, per ta ndare ate dhe komuniteti nderkombetar po tregon interes”, ka pohuar Hooper.
Ai ka theksuar se disa qeveri evropiane e shohin ndarjen si nje opsion atraktiv, por ka shtuar se SHBA dhe vete serbet e veriut te Kosoves e kundershtojne ate.
Top Channel