Rihapet pas 7 muajsh nderprerje, galeria jugore e tunelit te Kalimashit. (UPDATE)
Tuneli u mbyll ne mesin e muajit tetor pasi levizjet gjeologjike si dhe shembjet shkaktuan mjaft probleme ne sigurine e galerise si dhe bllokimin totale te levizjeve ne te.
Ne hapjen e tunelit ka marre pjese Ministri i Transporteve Sokol Olldashi, i cili ka pershkuar ne kembe per disa metra tunelin dhe me pas ka vizituar zyrat e monitorimit nepermjet kamerave te sigurise trafikun ne tunel.
“Eshte dite shume e mire, pasi ky tunel eshte shume i rendesishem per turizmin, per shkembimet njerezore mes Shqiperise dhe Kosoves”, u shpreh ministri Olldashi.
Levizja ne tunele do behet nje here ne 30 minuta, kolona do te shoqerohet nga makinat e sigurise si dhe ndryshe nga nje vite me pare nuk do kete kufizime ne orare per mbylljen e tunelit, levizja do jete 24 ore.
Top Channel