Ekspertet: Buxheti duhet rishkuar

21/05/2010 19:50

Edhe 4-mujtori solli rezultate te dobeta ne mbledhjen e te ardhurave ne buxhet qe sipas eksperteve deshmon se  ekonomia ndodhet ende ne faze ngadalesimi.

“Rritja reale po te zhvishet nga inflacioni eshte negative. Do te thote qe ekonomia ka qarkulluar me pak leke se vitin e kaluar”, shprehet Gjergj Filipi. Per 4-mujorin, qeverise i mungojne ne buxhet 80 milione dollare krahasuar me planin, ndersa deficiti buxhetor eshte 87 per qind me i larte nga parashikimi.

Per te mbuluar kete deficit qeveria ka marre borxh nga bankat private ne vend, 8.5 here me shume nga sa kishte parashikuar. Filipi thote se buxheti duhet rishikuar. “Ky programim nuk eshte realist dhe s’mund te realizohet”, shprehet ai. Prej dy vitesh, te ardhurat ne buxhet thuajse kane ngrire, nderkohe qe shpenzimet vazhdojne te rriten.

Disa eksperte dyshojne se stanjacioni i te ardhurave, nuk ka te beje vetem me krizen, por lidhet edhe me politiken fiskale qe ndoqi qeveria, ate te takses se sheshte qe ne thelb pati pergjysmimin e taksave direkte, nga e cila perfituan kryesisht bizneset e medha te huaja. Por tashme qe arka e shtetit eshte ne krize, qeveria po perpiqet te gjeje te tjera burime te ardhurash, kryesisht duke renduar konsumatoret, permes rritjes se vazhdueshme te taksave te konsumit.       

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA