Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka paralajmeruar Korene e Veriut se do te perballet me pasoja nderkombetare per fundosjen e anijes luftarake koreano-jugore.
Deklaraten e saj Clinton e beri nga Japonia, ku theksoi se provat e paraqitura ndaj Penianit jane shume tronditese.
Nga ana tjeter, presidenti i Korese se Jugut u beri thirrje shefave te sektorit te sigurise qe pergjigjia ndaj Penianit te jete “shume e kujdesshme”.
Megjithate, ai fajesoi hapur Korene e Veriut kur iu drejtua keshillit korean te sigurise.
“Ishte nje sulm ushtarak i papritur nga Koreja e Veriut kur marinaret koreano-jugore po pushonin pasi ishte nate”, ka deklaruar presidenti Lee Myung Bak.
Hetimet e kryera nga Seuli, ne bashkepunim me eksperte amerikane dhe evropiane, arriten ne perfundimin se nje silure goditi anijen duke vrare 46 persona.
Top Channel