Celet sezoni turistik

21/05/2010 23:00

Celet sezoni turistik ne vend. Ne sheshin “Nene Tereza” ne Tirane nen kujdesin e Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sportit eshte organizuar nje tubim qe ka nisur me parakalimin e bandes se ushtrise dhe me pas me nje parade shume te vecante automjetesh epoke.

Rreth 45 makina, prodhuar nga vitet 80 e me heret, nga Greqia, Maqedonia, Italia, Mali i Zi dhe nga Shqiperia e Kosova, kane sfiluar ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” per te ndaluar me pas ne sheshin “Nene Tereza”, ku zv/ministri i Turizmit mbajti fjalen e hapjes se ketij eventi.

“Kjo eshte nje menyre krejt e re qe MTKRS ka gjetur megjithe institucionet qe ka ne varesi ne gjithe Shqiperine. Nje panair me makina te vjetra per te shkuar net e gjithe territorin e Shqiperise per e promovuar turizmin”, foli ne fjalen e hapjes zv/ministri Nikolle Lesi.

Sipas Ministrise se Turizmit, Shqiperia kete vit eshte me e pergatitur se me pare per kete sezon turistik, per te pritur pushues nga e gjithe bota.

“Ne po perpiqemi maksimalisht qe te kombinojme turizmin e diellit dhe te reres me turizmin kulturor, natyror dhe te gjitha keto nen mikepritjen e shkelqyer te shqiptareve’, tha ministri Ferdinand Xhaferri.

Pas sheshit “Nene Tereza, vargu i makinave i eshte drejtuar qytetit te Durresit nga ku do te nise edhe gara e ketyre automjeteve drejt destinacionit perfundimtar, ne Sarande permes Beratit, Vlores, e Himares. Ne amfiteatrin e ketij qyteti dy kengetaret e njohur te muzikes se lehte dhe lirike, Manjola Nallbani dhe Kastriot Tusha kane zhvilluar nje koncert recital.

Top Channel