“Opportunity” thyen rekordin e qëndrimit në Mars

21/05/2010 19:15

Sonda “Opportunity” ka thyer rekordin e qëndrimit mbi sipërfaqen e planetit Mars, duke kaluar binjaken “Spirit” edhe pse të dyja zbarkuan në sipërfaqen e planetit të kuq në vitin 2004.

Duhej të zgjaste vetëm 90 ditë misioni i “Opportunity” por sonda kalon 6 vjet e 116 ditë jetë të vetmuar në planetin larg Tokës, duke thyer rekordin e  “Viking-1” që u ul në Mars në 2 korrik 1976.

“Viking” ishte pa rrota dhe nuk mund të lëvizte duke u mbështetur në tre këmbë. Pas Viking-1, NASA coi në Mars edhe “Viking-2” por misioni i saj përfundoi shumë shpejt.

“Opportunity” mbërriti disa ditë pas “Spirit” ka arritur të thyejë cdo rekord pasi “Spirit” nuk po jep më sinjale që prej 22 marsit. Por nëse panelet e sondës do arrijnë të thithin rreze dielli dhe ato të mos jenë dëmtuar, “Spirit” mund të rikthehet në jetë. Deri tani “Opportunity” ka përshkuar 20 km dhe etapa e fundit ka qënë krateri Victoria.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA