
Kryetari i G99, Erjon Veliaj ka shprehur bindjen e tij se takimi Berisha-Rama qe po zhvillohet ne Strasburg, nen negocimin e komisionerit Shtefan Fyle, do te perfundoje me nje marreveshje.
“Fyle, pas anulimit te vizites ne Algjeri, nuk do te shkonte ne Strasburg vetem per nje gote vere. Besoj se do te kete nje zgjidhje”, ka deklaruar Veliaj.
Sipas tij, ka pasur nje tentative per zgjidhjen e krizes politike nga ministri i Jashtem Ilir Meta, por ky i fundit nuk ka qene serioz ne qendrimet e tij.
“Ka pasur nje orvatje per ta zgjidhur krizen dhe ishte zoti Meta ai qe u mundua te ofronte nje zgjidhje, por patem nje problem. Ne momentin qe Meta eshte me Berishen flet si zedhenes i qeverise, ndersa kur eshte jashte shtetit shprehet i gatshem per dialog. Zoti Meta pranoi nje bllof”, ka pohuar Veliaj.
Me tej ai ka kritikuar qeverine per nje ofendim, qe sipas tij, i ka bere faktorit nderkombetar, ne vecanti ambasadorit te OSBE-se.
“Kemi nje qeveri aspak serioze, kur kreret e saj bejne deklarata te ndryshme dhe fyejne komunitetin nderkombetar”, ka shtuar Veliaj.
Top Channel