Tahiri: Kompromisi, transparenca e plote

20/05/2010 00:30

I ftuar ne Top Show, deputeti socialist Saimir Tahiri u shpreh se refuzimi i mazhorances per hapjen e kutive lind dyshimet se ne zgjedhjet e 28 qershorit eshte deformuar vullneti i shqiptareve.

“PS ka kerkuar transparence te zgjedhjeve. Mjeti pastaj ishte dicka tjeter. Ajo qe mazhoranca refuzonte ishte hapja e kutive duke vene ne dyshim edhe zgjedhjet e ardhshme. Hapja e materialeve zgjedhore, ky ishte nje propozim konkret i bere nga nderkombetaret nga vete ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh. zgjedhjet jane plot probleme te cilat kane deformuar vullnetin e qytetarit. Kompromisi nuk shkon pertej ligjeve dhe Kushtetutes se Republikes se Shqiperise”, deklaroi deputeti PS-se, Saimir Tahiri.

Me tej ne vijim te fjales se tij deputeti Tahiri tha se Partia Socialiste synon transparence te plote zgjedhjeve si nje kompromis te mundshem per te garantuar zgjedhjet e ardhshme.

“Maksimumi i kompromisit eshte arritja e transparences se plote te zgjedhjeve. Instrumenti kufizohet vetem ne kutite e materialeve zgjedhore. Nga ky proces pritet te arrihet transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit per te garantuar zgjedhjet e ardhshme”,vijoi deputeti socialist.

Top Channel