Sekretari i pergjithshem i NATO-s, Anders Fog Rasmusen i ka bere thirrje Serbise qe te shqyrtoje anetaresimin e saj ne NATO dhe me pas ne BE.

“Ne te gjithe e dime se per arsye te kuptueshme historike ne Serbi mund te kete skepticizem persa i perket marredhenieve me Aleancen. Por, une do t’i kerkoja jo vetem udheheqejes politike serbe, por edhe popullit serb, qe ta shqyrtoje situaten me kujdes dhe te arrije ne perfundimin se e ardhmja eshte integrimi ne NATO dhe BE”, ka deklaruar Rasmusen.

Opinioni publik ne Serbi e kundershton anetaresimin ne NATO, per shkak te fushates bombarduese ne vitin 1999, per te nderprere spastrimin etnik ne Kosove.

Top Channel