Sulmohet me thike familjari i nje pacienti ne Qendren Klinike Universitare ne Prishtine. Ngjarja ka ndodhur pas ores 15:00, kur nje person deshi te vizitoje te afermin e tij te shtruar ne repartin e nefrologjise ne QKUK.
Por duke qene se orari i vizitave kishte perfunduar, nje punonjes higjene nuk e lejoi vizitorin te hyje jashte orarit zyrtar.
Dhe pas nje konfliktit verbal, punonjesi e sulmoi me thike duke i shkaktuar keshtu lendime ne duar vizitorit. Agresori eshte pezulluar nga puna dhe eshte ndaluar nga policia.
Informacioni u konfirmua nga zedhenesi i QKUK, Shpend Fazliu, i cili tha se QKUK do te kerkoje pergjegjesi nga kompania private e higjenes e cila jep llogari per punonjesit e saj.
QKUK ka denuar sulmin, por njekohesisht ka kerkuar nga qytetaret qe te respektohen oraret e vizitave.
Top Channel