Jetimet, strehimi ceshtje e pazgjidhur

20/05/2010 12:50

Strehimi i jetimeve mbetet ende nje ceshtje e pa zgjidhur dhe nje plage per shoqerine shqiptare. Pasi mbushin moshen 15 vjec ata strehohen ne konvikte apo mjedisie te tjera te papershtatshme.

Njeri prej tyre, Lulzim Bardhi ishte vetem 15 vjec kur erdhi per here te pare ne konvikt ku qendronte me 12 te rinj te tjere ne dhome. Lulzimi kujton se kane kaluar 18 vjet, dhe ai eshte endur rrugeve  ne kerkim te nje pune dhe ka bere dhjetera kerkesa per te patur nje strehe per te dhe familjen e tij.

Lulzimi por edhe dhjetera jetime te tjere, pasi mbushin 15 vjec largohen nga Shtepia e Femijes dhe perballen jo vetem me  mungesen e nje vendi pune por edhe te strehimit. Shteti duhet t’u garantoje punesim por edhe aftesim professional, por realisht kjo hallke nuk funksionon.

Ne Diten Kombetare te Jetimeve perfaqesuesit e shtetit pohuan se gjate ketyre viteve jane rritur shpenzimet ditore per ushqime dhe veshje per femijet 0 deri ne 15 vjec.

Top Channel