Berisha: Presim 9 misione europiane ne Tirane

20/05/2010 15:35

Kryeministri Sali Berisha eshte nisur pas mesdites ne Strasburg per te mos shtyre dy aktivitete te parashikuara nje dite me pare. (UPDATE)

Njeri prej tyre ishte zhvillimi i mbledhjes se Komitetit Nderministror te Integrimit, qe nuk mund te shtyhej per shkak se kane mbetur vetem tre jave nga data 10 qershor, kur Shqiperia duhet t’u jape pergjigje pyetjeve te reja qe kane ardhur nga Komisioni Europian, si plotesim per pytesorin. Berisha e cileson pyetesorin si Librin e Shqiperise, i vleresuar pozitivisht dhe ne nje kohe rekord ne me pak se nje muaj nga Brukseli, por edhe i pare ne detaje nga ekspertet e Komisionit Europian.   

“Ne kapitullin 11 eshte derguar çmimi i vajit te ullirit, por Komisioni do qe te dije nese eshte çmimi i prodhuesit, apo çmimi i tregtimit. Te tilla jane jo te pakta, te cilat duan specifikime te metejshme. Kjo tregon se me sa vemendje dhe lupe e kane lexuar ekspertet e Komisionit Librin e Shqiperise”, thote Berisha.

Por puna e Shqiperise nuk mbaron tek pergjigjet ne leter, pasi ekspertet e Brukselit vijne ne Tirane per te verifikuar pergjigjet ne terren, pasi sic thote kryeministri marredheniet mes Tiranes dhe Brukselit jane te bazuara tek transparenca. Nje nga fjalet kjo me te perdorura gjate ketyre muajve te fundit nga politika shqiptare.  

“Jane planifikuar te vijne edhe 9 misione ekspertesh, pasi, nder te tjera, Komisioni ka edhe nje specifike. Eshte me filozofine e Shen Thomait, nese nuk i sheh gjerat vete, nuk i beson. Kjo eshte metoda me transparente qe Komisioni ka. Avantazhet e ketij bashkepunimi apo lehtesia me e madhe tij eshte transparenca. Me kete institucion, ne kemi nje mirekuptim te plote dhe ky mirekuptim buron nga transparenca, me te cilen ne sillemi ndaj tyre dhe me te cilen, ata sillen ndaj nesh”, theksoi Berisha.
 
Dhe, meqe darka ne Strasburg me komisionerin Europian per Zgjerimin Shtefan Fyle lidhet pikerisht me transparencen, kete here te zgjedhjeve, kryeministri Berisha nuk i rezistoi nje batute per darken e Strasburgut, ku do te jete ne te njejten  tryeze me Edi Ramen.

“Meqe darka eshte private, nuk mund t’ju ftoj, por do te kem rastin ta bej here te tjera dhe t’ju marr me vete. Se tani po liberalizohen dhe vizat dhe nuk keni pengesa”, tha Berisha.

Top Channel