BE: Shqetesim serioz per ngercin politik

20/05/2010 21:40

Perfaqesuesja e Larte per Politike te Jashtme dhe Sigurine ne Bashkimin Europian, Catherine Ashton dhe komisioneri per Zgjerimin,Shtefan Fyle ne nje deklarate te perbashket te publikuar oret e fundit shprehin shqetesimin per situaten politike ne Shqiperi dhe mbeshtesin nismen e parlamentareve europiane per te ulur palet ne bisedime.

Nje pjese shume e rendesishme e deklarates thote: “Shqiperia ndodhet ne nje moment thelbesor drejt integrimit evropian. BE eshte seriozisht i shqetesuar per vazhdimin e ngercit politik. Duhet te kete nje zgjidhje qe t’i rezistoje kohes”.

Nderkohe bisedimet ne darken e Strasburgut vijojne ende dhe ka shume mundesi qe pikerisht ne keto momente ato te kene hyre ne piken me te nxehte per te cilen eshte organizuar ky takim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB