100 nxenes shqiptare ne “Spelling b”

20/05/2010 18:45

Ambasada amerikane organizoi konkursin e germezimit te fjaleve “Spelling B”. Ky eshte konkursi i pare i ketij lloji qe organizohet ne Ballkan midis nxenesve te moshave nga 12 deri ne 16 vjec.

Ne konkurs merrnin pjese rreth 100 nxenes nga e gjithe Shqiperia. Paneli i gjyqtareve, ne krye te te cilit ishte ambasadori amerikan ne Tirane John Withers, u jepte nxenesve shqiptare fjale ne anglisht per t’i germezuar.

Konkursi u ndihmua nga vullnetaret e paqes, te cilet japin leksione te gjuhes angleze neper qytete te ndryshme te Shqiperise.

Nxenesve konkurrente iu shperndane certifikata pjesemarrjeje, ndersa per fituesit e 3 vendeve te para u shperndane libra dhe dvd ne gjuhen angleze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA