SHBA, del para gjykatësit Shahzad

19/05/2010 00:40

Del për herë të parë para gjykatës në Nju Jork i dyshuari për bombëvënien në “Times Square”.

Fajsal Shahzad do të njihet me pesë akuzat e ngritura prej tij ku më e rënda është ajo e terrorizmit.

Shahzad me origjinë pakistaneze e me shtetësi amerikane, akuzohet për atentatin e mbetur në tentativë në “Times Square”, ku një automjet i mbushur me eksploziv u neutralizua fatmirësisht në kohë prej autoriteteve amerikane më datë 1 maj.

Top Channel