Rama: T’i hapet rruge dialogut

19/05/2010 15:20

Ne diten e 19-te te greves numri i grevisteve qe jane larguar nga cadra ne gjendje te rende shendetesore ka nisur te rritet ndjeshem.

Deputeti i Vlores Eltar Deda eshte shoqeruar per ne spital ne oret e para te dites, nderkohe pas tij kane dale kater qytetare te tjere.

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka vizituar te shtruarit ne gjendje te rende ne spital nga ku ka riperseritur apelin per dialog per t’i dhene fund krizes se rende politike ne vend.

“Unë dua që të ripërsëris nga ky pavion i mbushur me grevistë dhe greviste, ku është shtrirë trupi i opozitës së stërmunduar në kërkim të së vërtetës, apelin për të hapur rrugën e zgjidhjes që është në interes të publikut, të së ardhmes të cdo qytetari dhe qytetareje, ku lirite dhe të drejtat nuk janë fjalë boshe, ku shteti i së drejtës nuk është një nocion abstrakt, ku ekonomia funksionon në interes të të gjithëve”, u shpreh Rama.
 
Ndërsa ditët kalojnë dhe gjendja shëndetësore e grevistëve përkeqësohet, opozita nuk duket të ketë shenja tërheqjeje. Burime nga socialistët pohojnë se nëse situata nuk ndryshon dhe kryeministri nuk tërhiqet në qëndrimin e tij atëherë opsioni për heqjen e cadrës së grevës nuk është në diskutim.

Opozita shprehet se greva e urisë do të vazhdojë deri në momentin kur shefi i qeverisë do t’i hapë rrugë kërkesave për transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit. Në një moment ende të papërcaktuar në cadër do të hyne greviste te tjere, deputete e qytetarë të thjeshtë, e në të njëjten kohe do të vijojnë edhe protestat masive në mbështetje të aksionit opozitar.

“Nuk ka listë të personave që do të futen në grevë, por i gjithë grupi parlamentar dhe mbi 1 mijë qytetarë janë shprehur të gatshëm për të hyrë në brenda cadrës. E gjithë kjo varet nga grevistët, të cilët janë me moral të fortë për ta cuar deri në fund këtë betejë”, u shpreh deputeti socialist, Namik Dokle.
 
Gjatë paradites familjarë të grevistëve kanë protestuar përpara përfaqësisë së Bashkimit Europian në kryeqytet duke kërkuar reagim të ndërkombëtarëve përballe kërkesave të opozitës. Me parrulla në duar, ata i kërkonin zyrtarëve të BE-se të mos heshtin përballë sakrifikimit në protestë të të afërmve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA