Përleshje në Pakistan, 57 viktima

19/05/2010 08:45

Natë e dhunshme në Pakistan pas përplasjeve mes ushtrisë dhe guerrilasve në zonat në kufi me Afganistanin.

57 është numri i viktimave të regjistruara deri në këto momente. Përleshjet ndodhën në krahinën tribale të Orakzait të Sipërm. Sipas burimeve të ndryshme, 55 prej viktimave janë ekstremistë islamikë të lidhur me Al Kaedën dhe talebanët.

Ata sulmuan një bazë ushtarake por forcat reaguan duke u shkaktuar dëme të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA