
Shqiperia ka nje prevalence te larte te pacienteve te prekur nga hepatitet. Sipas statistikave, 6-8% e popullsise eshte prekur nga hepatiti B dhe rreth 1% e saj nga hepatiti C.
Por ky i fundit prek me teper grupet e riskut si perdoruesit drogave, homoseksualet, apo ata qe kryejene shpesh transfuzion te gjakut.
“Shqiperia mbetet nje vend endemik, me nje hasje qe shkon nga 6 ne 8 perqind. Per here te pare do nisim vaksinimin e detyruar per adoleshentet”, ka deklaruar mjeku infeksionist, Arjan Harxhi.
Moshat e vogla kryejne vaksinim te detyruar ndaj hepatiteve, nderkohe qe problematike paraqitet situata tek adultet. Mjeket kerkojne rimbursimin e medikamenteve, te cilat ndihmojne ne trajtimin e hepatiteve.
“Eshte mire qe cdo njeri te testohet dhe nese eshte pozitiv te drejtohet te mjeku dhe te trajtohet ne kohe. Ka nje sere medikamentesh te reja qe kane hyre ne treg dhe qe duhet te rimbursohen”, ka deklaruar mjeku Jovan Basha, nga pavioni i gastrohepatologjise.
Ne pavionin e gastrohepatologjise paraqiten cdo vit 600 paciente, 400 e te cileve i nenshtrohen trajtimit intensiv te mjekeve pasi rezultojne me semundje kronike te melcise, te shkaktuar nga hepatiti C.
Top Channel