Mat, shkolla e rrezikshme

19/05/2010 11:25

Rreth 40 nxënës të shkollës fillore në fshatin Plan i Bardhë në rrethin e Matit zhvillojnë mësim në kushte shumë të këqija.

Godina ku ata studiojnë është tërësisht e amortizuar ndërsa catia ka dalë jashtë funksionit. Kjo shkollë pervecse e papershtatshme po behet edhe e rrezikshme.

Per shkak edhe te kushteve nxenesit po braktisin kete shkolle. Shume jave ne vit ne kete shkolle as qe nuk zhvillohet mesim per shkak te kushteve te papershtatshme, vecanerisht ne dimer. Catia e shkolles eshte e shkaterruar dhe ne klasa ka lageshtire dhe ne dite reshjes shiu hyn brenda. Catia e shkolles eshte mbuluar me material terniti e cila eshte kategorikisht e ndaluar qofte per lenden kimike qe ka ne perberje ajo dhe kur temperaturat ngrihen eshte mjaft e veshtire te rrish brenda.

Top Channel