Maliq ende s’ka dëmshpërblime
19/05/2010 13:35
Tre muaj pas nisjes së vlerësimit të dëmeve në tokat e prekura nga përmbytjet në fushën e Maliqit, fermerët nuk kanë përfituar ende nga dëmshpermbimi financiar.
Sipas fermerëve te zones edhe pse ka kaluar kohë nga largimi i ujërave nga tokat e tyre nuk është dhënë asnjë lek per kompensimin e demeve te shkaktuara ne te mbjella.
Por ndersa fermeret shprehen se deri me sot nuk kane pare asnje lek ne forme demshpermbimi nga shteti, sipas Drejtorit te Bujqesise dhe Ushqimit, ky proces pritet te filloje se shpejti.
Tokat bujqesore jane liruar nga uji por sipas te dhenave nga verifikimet ne terren te pakten 400 hektare vazhdojne te jene te permbytura.
Top Channel