
Ambasadori i Komisionit Europian në vendin tonë, Helmut Lohan deklaroi se fryma e dialogut konstruktiv duhet të shfaqet së pari në kuvendin e Shqiperisë.
“Ne do të ishim të lumtur të shihnim përparim në kuadër të frymës së dialogut konstruktiv të të gjitha forcave. Fryma e dialogut politik është i nevojshëm”, u shpreh Lohan, duke theksuar se Shqipëria ndër të tjera duhet të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Deklarata e Lohan u dha në një aktivitetit organizuar nga ambasada italiane në Tiranë, për integrimin e Shqipërisë në BE, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha.
Shefi i qeverisë theksoi në fjalën e tij se shqiptarët tashmë kanë humbur shumë kohë, ndërsa shtoi se 96 përqind e shqiptarëve duan integrimin e vendit.
Top Channel