Greva, largohet një tjetër greviste

19/05/2010 01:35

Grevës së urisë në mbështetje të protestës së opozitës, i është larguar një tjetër greviste, e para për ditën e 19-të të grevës.

Sipas burimeve nga çadrat para kryeministrisë, qytetarja Anila Bakalli, nga Elbasani është transportuar me ambulancë duke u shoqëruar mënjëherë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Bakalli bëhet grevistja e 61-të që braktis grevën. Ndërkohë që për t’iu ardhur në ndihmë grevistëve në gjendje të rënduar shëndetësore, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u ngrit një tjetër çadër e cila do të improvizojë një spital.

Top Channel