Tiranë, aksidenton policin, pasi i vuri gjobë

18/05/2010 11:05

Policia shpalli në kërkim një person i cili aksidentoi më dashje një efektiv të policisë rrugore.

Aksidentimi i policit ndodhi pranë stacionit të trenit, pas një acarimi të situatës mes punonjësit dhe drejtuesit të një mjeti, i cili u ndëshkua me gjobë.

Autori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe ende është në kërkim.

Top Channel