Shkodër, grabitet një grua
18/05/2010 09:05
Një person që u arrestua nga policia në kushtet e flagrancës për një grabitje mundi t’u ikë uniformave blu në Shkodër.
Ai i kishte grabitur një shumë prej 1.5 milionë lekësh një shtetaseje në Vukatanë. Grabitësi, shtetasi Syri Mehmetaj, 38 vjec nga ky fshat, u kap nga policia pak minuta pas ngjarjes por më pas mundi të largohej.
Policia u vu në kërkim, por pas tre oresh ai është dorëzuar me gjithë shumën e parave të grabitura.
Në polici ai është shoqëruar nga familjarët e tij, të cilët mësuan ngjarjen dhe bënë të mundur kthimin e parave dhe dorëzimin e grabitësit.
Top Channel