Ristani: Koncepti i ngrirjes së fletëve s’ekziston

18/05/2010 08:55

Hapja e kutive të fletëve të votimit është thjesht në kundërshtim me ligjin. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, shprehet për gazetën “Shqip” se diskutimet apo kompromiset politike nuk mundet t’i tejkalojnë dispozitat e Kodit Zgjedhor, i cili si i tillë rregullon në tërësi administrimin e procesit elektoral.

Një marrëveshje që do të zgjidhte krizën politike përmes anashkalimit të Kodit Zgjedhor, sipas kreut të KQZ-së, do të sillte destabilizimin e sistemit juridik në vend.

“Kështu, artikulimi juridik po përvijohet si antagonist me pretendimet politike, që në këtë rast burojnë nga opozita socialiste. Jo vetëm hapja e kutive, por edhe kërkesa tjetër për “ngrirje të kutive të fletëve të votimit” qëndron jashtë “terrenit ligjor””, pohon Ristani.

Ristani sqaron se Kodi Zgjedhor përcakton në mënyrë të qartë dhe me terma të përcaktuar edhe procedurat për asgjësimin e fletëve të votimit, që sipas tij si afat maksimal do të ketë muajin shtator.

“Asgjësimi është procedura e vetme që lidhet me fletët e votimit pas përfundimit të procesit zgjedhor, çka e bën idenë e rinumërimit një moment të papërligjur në pikëpamje juridike”, thekson Ristani.

Ai shton mw tej se, në këtë kuptim, shtjellimi teknik i propozimeve që qarkullojnë së fundmi në interes të zgjidhjes së krizës do të duhet që t’i drejtohet një logjike tjetër ligjore dhe jo asaj mbi të cilën opozita ka ndërtuar deri më tani arsyetimet e veta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA