
Kryetari i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se kriza politike në vend mban peng demokracinë, shtetin dhe ekonominë e vendit.
Duke folur në protestën e opozitës, pasditen e sotme, Rama theksoi se kryeministri Berisha “nuk përballet dot me të vërtetën e atyre kutive”.
“Para nesh çdo ditë dalin njerëz që i kanë shitur interesat e tyre në oborrin e pushtetit dhe thonë deklarata nga më të neveritshmet për ata që në këtë grevë urie nuk kanë hyrë për veten e tyre, por për të gjithë ata që duan ta jetojnë të ardhmen e tyre në këtë vend”, deklaroi Rama.
“Kjo është një krizë që nuk mban peng vetëm jetën politike të vendit, por mban peng vetë demokracinë, vetë shtetin dhe ekonominë. Shqiptarët po e kuptojnë çdo ditë se e keqja që u ka hyrë në shtëpi ka të bëjë drejtpërdrejt me çka fshihet në kutitë e votimit dhe krizën e krijuar, sepse Sali Berisha nuk përballet dot me të vërtetën e atyre kutive”, shtoi Rama.
Top Channel