Protesta e 14 majit, policia: Ndjekje penale për aktivistë

18/05/2010 14:35

Policia e Tiranës ka referuar në prokurorinë e rrethit, provat filmike të goditjes me gurë të kryeministrise dhe ka kërkuar ndjekjen penale të disa aktivistëve të Partisë Socialiste në mitingjet e fundit.

Gjatë 24 oreve te fundit, per llogari te policise se Tiranës, jane shoqëruar në komisariatin e Shkodres rreth 20 persona te cilet jane marre ne pyetje nga oficeret e policise gjyqesore vendase.

Sipas burimeve zyrtare te policise se Tiranes, dosjet i jane derguar prokurorise se rrethit, e cila do te vendose nese do te beje ndalimin e aktivisteve socialiste apo jo. Nderkohe qe pas shoqerimeve ne Shkoder, dega e PS-së ne kete rreth, ne nje komunikim per shtyp eshte shprehur se, shoqerimi i aktivisteve te saj eshte bere ne menyre arbitrare.

Sipas drejtueses se PS-se ne Shkoder, Keti Bazhdari, i ka kerkuar kyeministrit Berisha, te mos abuzoje me pushtetin, ne te kundert do te mbaje pergjegjesi ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA