
Komisioni i Ligjeve nuk ka vonuar të zhvillojë seancën dëgjimore me tre kandidaturat e Presidentit të Republikës për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, duke mbyllur kështu procesin, përpara se ata t’i nënshtrohen votimit të parlamentit. (UPDATE)
Kjo procedure u vendos dy vjet me pare, pas nje debati te ashper politik dhe juridik, kur mazhoranca rrezoi ne bllok 5 dekrete te presidentit.
Ajo perdori nje vendim te Gjykates Kushtetuese per te argumentuar rrezimin e dekreteve, pasi sipas tyre Presidenti duhet te ishte konsultuar me pare me parlamentin. Mes rreth 30 pyetjeve te deputeteve demokrate, kandidateve te emeruar nga presidenti iu kerkua nje shpjegim kushtetues ne parim edhe per marredhenien president-parlament ne perzgjedhjen e anetareve per gjykates kushtetues, por vetem njeri prej tyre u duk se ishte i informuar per jurisprudencen kushtetuese per kete rast.
Sipas rregullores, pas seancave te tilla degjimore, Komisioni i Ligjeve nuk i jep nje opinion parlamentit, nese dekretet duhen miratuar apo jo. Kete e vendos seanca plenare, ku deputetet me vote te fshehte votojne per dhenien ose jo e pelqimit te kandidaturave. Deri tani nga Kuvendi i Shqiperise ende nuk ka nje njoftim per diten kur parlamenti do te kryeje votimin per dekretet e Presidentit, qe koincidojne me nje periudhe te trazuar politike.
Top Channel