Mblidhet parlamenti i ri britanik

18/05/2010 23:30

U mblodh për të parën herë pas zgjedhjeve të 6 majit Dhoma e Ulët e parlamentit të Britanisë së Madhe.

Zgjedhjet e fundit lindën një qeveri koalicioni mes konservatorëve të udhëhequr nga Devid Kamerun, tashmë kryeministër dhe liberal-demokratët të udhëhequr nga Nik Kleg.

Për koalicionin foli kryeministri Kamerun ndërkohë që zv/kryeministri nuk arriti të flaës para të zgjedhurve të rinj.

Parlamenti britanik në mbledhjen e tij të parë vendosi gjithashtu rizgjedhjen në krye të Xhon Berkou.

Dhuma e Ulët përbëhet nga 649 deputetë, ku 227 marrin pjesë për herë të parë, 142 janë femra kundrejt 128 numrit të seksit femër që ishte në legjislaturën e shkuar dhe 28 janë përfaqësues të minoriteteve të ndryshme.

Top Channel