Krimet e Rënda, jepet akuza për tre të pandehur

18/05/2010 14:50

Gjykata e Krimeve të Rënda u komunikoi akuzat edhe tre të pandehurve të tjerë të operacionit “Ura”, Endrit Dokle, Jorid Xhunga dhe Edmond Taullai.

Duke qene se gjykatesja Flora Hajredinaj ndodhet edhe ne procesin gjyqesor te Bandes se Durresit, ku Endrit Dokle eshte nen akuze mbrojtja kerkoi perjashtimin e saj nga masa e sigurise, por kjo kerkese nuk u pranua.

Endrit Dokle akuzohet per trafik droge, pergjate viteve 2008- 2009 kohe ne te cilen i riu ndodhej ne qelite e paraburgimit ‘Jordan Misja’. Prokuroria e Krimeve te Renda pretendon se ka arritur ta pergjoje Doklen dhe e implikon ate ne trafikun e rreth 40 kilograme heroine te sekuestruar ne kohe te ndryshme. Dy dite me pare gjykata vleresoi edhe masat e sigurise per te pandehurit e tjere, te cilet akuzohen se jane perfshire ne trafik droge ne linjen e Kosoves, Kroacise, Bosnjes, Shqiperise dhe Italise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA