Kinë, 14 vjet burg njeriut më të pasur

18/05/2010 14:45

Manjati kinez Huang Guangyu është dënuar me 14 vjet burg pasi u shpall fajtor për dhënie rryshfeti dhe praktika ilegale me qëllime përfitimi.

Guangyu, i cili dikur ishte njeriu më i pasur i Kinës, është gjobitur edhe me 600 milionë jen, ose 88 milionë dollarë, bën të ditur agjencia e lajmeve “Xinhua”.

Ai ndërtoi një biznes miliarder nga hici pasi braktisi studimet rreth 30 vjet më parë. Biznesi i tij u shtri me një zinxhir prej 1300 dyqanësh në të gjithë Kinën.

Gjykata e Pekinit ka deklaruar se firma e zinxhirit të dyqaneve dhe shoqëria tjetër e Guangyu, “Beijing Pengrun Real Estate”, kanë paguar së bashku 4.56 milionë jen mes viteve 2006-2008.

Ryshfeti, në formë parash të thata dhe pronash, u pagua tek pesë zyrtarë të qeverisë në këmbim të përfitimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA