Itali, shkatërrohet banda e hackers-ave

18/05/2010 13:00

Policia italiane në qytetin e Romës ka shkatërruar një bandë ndërkombëtare piratësh informatikë, duke arrestuar 23 persona me kombësi të ndryshme.

Banda, nga Rusia, hynte në të dhënat bankare në të gjithë botën dhe u shiste kodet e llogarive qendrave të klonimit, dy prej të cilave ishin në Kalabri dhe Romë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, janë me qindra përdorues interneti, qendra tregtare dhe dyqane luksoze që kanë rënë viktima të aferave ilegale të organizatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA