ISHP konfirmon: 17-vjeçari, me malarje

18/05/2010 12:40

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon rastin e një personi me malarje, i cili ndodhet i shtruar prej disa ditësh në Qendrën Spitalore Universitare.

Specialistja Silva Bino bëri të ditur se 17-vjecari, i cili sapo kishte kthyer nga Greqia, është i prekur nga një formë e lehtë e malarjes.

Mësohet se ky person ka jetuar për 6 muaj në ishullin e Korinthit, ku janë verifikuar edhe raste të tjera të ngjashme.

Bino njoftoi se asnjë prej të afërmve të të riut nuk rezulton të jetë i prekur nga virusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA