Grupi i PS-së: Greva do të vazhdojë

18/05/2010 12:30

Grupi kuvendor socialist ka vendosur sot pas një mbledhjeje se nuk do të tërhiqet nga greva e urisë e nisur prej 18 ditësh.

Në mënyrë unanime deputetët e pranishëm në mbledhje kanë vendosur vazhdimin e grevës dhe protestave. Mësohet se të gjithë janë shprehur të gatshëm për të hyrë në grevë urie deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Deputetët janë të mendimit se nuk ka arsye për kthim prapa nga rruga e nisur, ndërsa do të vazhdojnë protestat e përditshme.

Aktualisht janë 55 grevistë që janë dërguar në spital, ndërsa një ditë më parë, kryetari Edi Rama theksoi se janë mbi një mijë vullnetarë të gatshëm të jenë pjesë e kësaj proteste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA