Fillon greva e opozitës

18/05/2010 18:30

Opozita ka filluar protestën e radhës në bulevardin Dëshmorët e Kombit, në mbështetje të grevës së urisë së deputetëve të PS-së dhe mbështetësve të saj për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Deputeti socialist Fidel Ylli në fjalën e tij deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga kauza e saj.

“Sali Berisha i ka vjedhur këto zgjedhje dhe opozita nuk tërhiqet nga kjo kauzë. Është një e drejtë që nuk e pengon as Kushtetuta shqiptare, as ajo e zotit Fyle dhe as ajo e zonjës Pack”, u shpreh Ylli.

“Kjo është një opozitë që do t’ju nderojë dhe do ta cojë deri në fund betejën për votën e lirë”, deklaroi ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta